Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të ushtrisë në Venezuelë

Publikuar tek: bota, më 08:04 04-02-2019 Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të ushtrisë në Venezuelë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se dërgimi i ushtrisë në Venezuelë “është opsion”, duke treguar se ai ka refuzuar një takim me presidentin Nicolas Maduro.

“Sigurisht, (dërgimi i ushtrisë) është opsion”, tha Trump gjatë një interviste për CBS.

Trump tha se muaj më parë presidenti i Venezuelës, Maduro i ka kërkuar takim, por ai e ka refuzuar, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Shtetet e Bashkuara e kanë njohur si udhëheqës të Venezuelës Juan Guaidon, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i këtij shteti më 23 janar.

Dhjetëra mijëra persona në Venezuelë po protestojnë kundër Qeverisë së Maduros, duke kërkuar që ai të largohet nga pushteti.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe shtetet kyçe të rajonit – përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Argjentinë – tashmë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Guaidon.

Shtetet e tjera, përfshirë Rusinë – që kanë lidhje të ngushta ushtarake me Qeverinë socialiste të Venezuelës – mbështesin Nicolas Maduron.

Maduro, i cili ka ardhur në pushtet më 2013, pas vdekjes së Hugo Chavez, është kritikuar për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe për mënyrën se si ka menaxhuar krizën ekonomike në vend.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013231039047241
array(1) { ["section"]=> string(73) "trump-nuk-perjashton-mundesine-e-dergimit-te-ushtrise-ne-venezuele-151447" }