Trump paralajmëron: E ardhmja e Perëndimit është në rrezik

Publikuar tek: bota, më 11:37 06-07-2017 Trump paralajmëron: E ardhmja e Perëndimit është në rrezik

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet që në fjalimin e tij ditën e sotme të konfirmojë faktin se e ardhmja e Perëndimit është në lojë, nëse kombeve dhe qytetarëve të tyre do u mungojë vendosmëria.

Sipas BBC, Trump do të mbajë fjalimin e tij  sot në Varshavë.

“Eksperienca e Polonisë na e kujton këtë, mbrojtja e Perëndimit duhet të përqendrohet në fund jo vetëm tek mjetet, por gjithashtu edhe në vullnetin e banorëve për ta siguruar këtë”, do të shprehet presidenti i SHBA-së, sipas pjesëve të fjalimit të shpërndarë më parë.

Presidenti amerikan i adreson Rusisë kritika, të rralla nga ana e tij, duke e cilësuar sjelljen e saj si destabilizuese.

Duke marrë fjalën në Varshavë një ditë para takimit të programuar me homologun rus, Vladimir Putin në samitin e G20-s në Hamburg, ai deklaroi se SHBA-ja po punon me aleatët për të kundërshtuar veprimet e Rusisë dhe sjelljet e saj destabilizuese.

 “U kërkoj të gjitha palëve për t’u përballur me këtë kërcënim global dhe të tregojnë publikisht për Korenë e Veriut se do të ketë pasoja për sjelljen e saj shumë të keqe”, deklaroi Trump gjatë vizitës në Varshavë, duke shtuar më tej se Uashingtoni po mendon për masa shumë të ashpra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër skandal seksual në Vatikan, drogë dhe orgji në dhomën e kardinalit më të afërt të Papës
Niset për altar me helikopter, vdes tragjikisht nusja dhe 4 pasagjerë të tjerë( Kujdes! Pamje të rënda) »
Article Logic
Execution time: 0.012053966522217
array(1) { ["section"]=> string(63) "trump-paralajmeron-e-ardhmja-e-perendimit-eshte-ne-rrezik-85212" }