Trump paralajmëron ish-drejtorin e FBI-së “lutu të mos ketë regjistrime të bisedës sonë”

Publikuar tek: bota, më 19:24 12-05-2017 Trump paralajmëron ish-drejtorin e FBI-së “lutu të mos ketë regjistrime të bisedës sonë”

Në një koment paralajmërues ndaj ish-­drejtorit të FBI­-së, presidenti i SHBA-ve tha të premten se James Comey bën mirë “të lutet që të mos ketë regjistrime të bisedës” mes tyre.

 Presidenti e bëri komentin përmes një postimi në Tëitter, të premten në mëngjes, një ditë pasi kishte deklaruar se ish­-drejtori i FBI­-së e kishte siguruar tre herë se nuk ishte objekt hetimesh nga FBI-­ja.

Komentet e zotit Trump duket se janë një paralajmërim ndaj zotit Comey që ai të mos nxjerrë në shtyp hollësi nga bisedat me presidentin. Akuza dhe kundërakuza kanë përshkuar Uashingtonin këto ditë që pas shkarkimit të drejtorit të FBI­-së James Comey, në lidhje me motivet e presidentit për këtë masë dhe statusin e procesit hetimor mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Dje në një seancë me pyetje përgjigje në Senat, zëvendësi i zotit Comey që tani ka marrë rolin e drejtorit në detyrë për FBI-­në i doli kundë versionit të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me respektin dhe besimin që gëzonte personeli i FBI-­së për zotin Comey.

“Drejtori Comey gëzonte dhe vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë në FBI,” tha drejtori në detyrë, Andrew McCabe.

 

18470903_128429231041576_817534496_n.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si duket desktopi i një hakeri të CIA-s (Foto)
Rotvaileri shqyen për vdekje punëtorin e fermës, ushqehet me trupin e pajetë (Pamje të rënda) »
Article Logic
Execution time: 0.010823965072632
array(1) { ["section"]=> string(92) "trump-paralajmeron-ish-drejtorin-e-fbi-se-lutu-te-mos-kete-regjistrime-te-bisedes-sone-78442" }