Trump paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Publikuar tek: bota, më 06:13 23-06-2019 Trump paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se  do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit. Lideri i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar se nuk ka për qëllim që ta shkatërrojë ekonominë iraniane, e që kjo shihet si një tendencë për uljen e tensioneve.

 

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit erdhën pasi që Garda Revolucionare e Iranit (Ushtria e vendit) qëlloi një dron të SHBA-ve. Irani pretendonte se droni kishte hyrë në hapsirën iraniane të kontrollit ndërsa SHBA-ja në anën tjetër ka deklaruar se droni ishte në hapësirën neutrale, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Trump kishte deklaruar se ai kishte planifikuar që ta sulmonte Iranin, por e ndaloi këtë sulm për shkak se do të vdisnin 150 persona.

Trump këtë të shtune njoftoi se qeveria amerikane do të shikojë për rrugë diplomatike për t’i bërë presione Iranit, e ndër to është edhe vendosja e sanksioneve të reja.

Aksioni ushtarak ishte “gjithmonë në tavolinë” tha presidenti, por ai shtoi se është i hapur për një marrëveshje me Iranin, e cila sipas tij, nuk do ta shkatërronte ekonominë tashmë të dobësuar të Republikës Islamike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011540174484253
array(1) { ["section"]=> string(57) "trump-paralajmeron-sanksione-te-reja-kunder-iranit-169350" }