Trump pas masakrës në Orlando: Të ndalojmë hyrjen e myslimanëve në SHBA

Publikuar tek: bota, më 17:43 13-06-2016 Trump pas masakrës në Orlando: Të ndalojmë hyrjen e myslimanëve në SHBA

Kandidati Republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke komentuar sulmin e Orlandos në historinë e SHBA-së, është shprehur në mënyrë agresive ndaj liderëve të Partisë Demokratike dhe myslimanëve.

Trump, i është kthyer edhe një herë propozimit të tij për të nadluar hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo thirrje erdhi disa orë pasi 50 vetë u vranë nga një person i armatosur në një klub nate homoseksualësh në Orlando të Floridës.

Në një postim të Trump në rrjetin social “Tëitter” ai ka shkruar se ka pasur të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”. “Ajo që ka ndodhur në Orlando është vetëm fillim. Udhëheqja jonë është e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkuar ndalesën. Duhet të jetë e ashpër”, shkruan Trump.

Në të njëjtën kohë, Trump i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, të paraqes dorëheqje dhe që Hillary Clinton të tërhiqet nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen makina bombë në Turqi, plagosen 9 persona
“Kripë në plagë”, pamundësia e komunitetit LGBT që të dhurojnë gjak për të plagosurit e Orlandos »
Article Logic
Execution time: 0.011707067489624
array(1) { ["section"]=> string(76) "trump-pas-masakres-ne-orlando-te-ndalojme-hyrjen-e-myslimaneve-ne-shba-43378" }