Trump përplaset me Clinton: Nuk ka pamjen, nuk ka qëndrueshmërinë shëndetësore për t’u bërë presidente! Por ajo e "dërrmoi" fare në debat

Publikuar tek: bota, më 11:41 27-09-2016

Mbrëmjen e kaluar dy kandidatët për president të SHBA, Hillary Clinton dhe Donald Trump, u përballën për herë të parë në debatin presidencial. Sipas analistëve, ishte Clinton ajo që triumfoi pas debatit të parë presidencial.

Kandidatët u pyetën për taksat, për ndryshimet klimatike, krizën financiare, racizmin, shëndetin, luftën në Irak, ISIS... por për të gjitha këto sekretarja e shtetit amerikan Clinton, u tregua më e përgatitur. Ajo praktikisht e dërrmoi Trump-in, i cili thjesht u duk më qesharak përpara saj. Deklarata e tij më e fortë ishte: “Ajo nuk ka pamjen dhe nuk ka qëndrueshmërinë shëndetësore për t’u bërë presidente”.

Por Clinton iu përgjigj: “Sapo ai të udhëtojë në 112 vende dhe të negociojë për paqen, armëpushimin, lirimin e disidentëve, hapjen e mundësive të reja në kombet nëpër botë, apo të qëndrojë 11 orë përpara një komisioni të Kongresit, atëhere ai mund të më flasë mua për shëndetin.”

Në një video të publikuar nga CNN, mund të shikoni fragmente në të cilat Clinton praktikisht triumfon mbi Trump-in.

Në mbyllje të videos, kandidatja demokrate thotë: “Mendoj se Donaldi sapo më kritikoi se unë jam pregatitur për këtë debat... dhe është e vërtetë. Dhe a e dini për çfarë jam pregatitur tjetër? Jam pregatitur për t’u bërë presidente”.

Goditje e fortë kjo për Trump!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Selfie e Klinton me 500 vetë, foto që u bë virale komentohet nga vetë fotografja e kandidates
Personat që vuajnë nga migrena përveç dhimbjes kanë dhe diçka të përbashkët »
Article Logic
Execution time: 0.010409116744995
array(1) { ["section"]=> string(138) "trump-perplaset-me-clinton-nuk-ka-pamjen-nuk-ka-qendrueshmerine-shendetesore-per-t-u-bere-presidente-por-ajo-e-derrmoi-fare-ne-debat-54260" }