Trump pezullon sot vizat për vendet myslimane, sa rrezikohen Shqipëria dhe Kosova?

Publikuar tek: bota, më 08:28 25-01-2017 Trump pezullon sot vizat për vendet myslimane, sa rrezikohen Shqipëria dhe Kosova?

Presidenti Donald Trump pritet të firmosë sot urdhrin për të pezulluar vizat për qytetarët e disa vendeve myslimane dhe mospranimin e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Sipas agjencisë Reuters, Trump do u ndalojë për një periudhë të pacaktuar hyrjen në SHBA shtetasve të Sirisë, Irakut, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit. Presidenti i ri e ka konsideruar këtë lëvizje si veprimin e duhur për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Megjithatë, ndonëse lista mund të zgjerohet me shtete të tjera, ajo nuk prashikohet të përfshijë shtete me shumicë myslimane në Europë si Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, pasi më shumë se sa një bllokim ndaj myslimaneve, shtatë shtetet e sipërpërmendura ndodhen në gjendje lufte dhe kanë probleme me ekstremizmin dhe terrorizmin fetar.

Përveç Iranit, gjashtë shtetet e tjera janë aktualisht të shkatërruara nga luftrat dhe furnizueset kryesore me ekstremisë që kanë kryer sulme terroriste në Europë, Turqi dhe Rusi.

Një tjetër vendim që parashikohet të ndërmerret sot nga Trump është edhe ngritja e murit përgjatë kufirit jugor me Meksikën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stuhi të fuqishme në SHBA, 20 të vdekur
Melania Trump është vetëm një ‘objekt’ për Donald Trump, ekspertët e gjuhës së trupit trondisin me analizën e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.010677099227905
array(1) { ["section"]=> string(86) "trump-pezullon-sot-vizat-per-vendet-myslimane-sa-rrezikohen-shqiperia-dhe-kosova-66585" }