Donald Trump ka shprehur sërish pakënaqësitë e tij për pasqyrimin e "padrejtë" që disa media ndërkombëtare i bëjnë fushatës së tij.
“Unë nuk po kandidoj kundër të shtrembëruarës Hillary Clinton, por kundër mediave të shtrembëra”, tha Trump gjatë një fjalimi elektoral.
Ndër mediat që Trump ka shprehur pakënaqësitë e tij janë “New York Times” dhe “CNN” duke i akuzuar për pandershmëri në pasqyrimin e lajmeve lidhur me të.
“Nëse media do të më mbulonte ndershmërisht, do ta kisha mundur Hillary Clinton me 20%", shkroi pak minuta më parë Donald Trump në Twitter.