Trump pranon ndihmën e Putinit, Rusia nis avionin me mjete mjekësore drejt SHBA

Publikuar tek: aktualitet, më 19:43 01-04-2020 Trump pranon ndihmën e Putinit, Rusia nis avionin me mjete mjekësore drejt SHBA Ndihmat e Rusisë drejt SHBA

Një avion luftarak i mbushur me mjete mjekësore është nisur sot nga Rusia në drejtim të SHBA-së.

Ndihma vjen menjëherë pas një telefonate që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi me homologun rus Vladimir Putin, gjatë së cilës dy liderat biseduan për përhapjen e shpejtë të pandemisë dhe mungesën e madhe të pajisjeve mjekësore që po has SHBA, bëri me dije zëdhënësi i Kremlinit zyrtar, Dmitry Peskov.

Sipas Russia Today, presidenti Trump pranoi ndihmën e ofruar nga Putin.

Javën e kaluar, Moska dërgoi në Itali një ngarkesë me 600 ventilatorë, një nga pajisjet më të rëndësishme për të mbajtur të gjallë pacientët me koronavirus që shfaqin simptoma të rënda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090258121490479
array(1) { ["section"]=> string(85) "trump-pranon-ndihmen-e-putinit-rusia-nis-avionin-me-mjete-mjekesore-drejt-shba-200969" }