Trump prezanton një “New deal” për komunitetin afroamerikan

Publikuar tek: bota, më 15:24 29-10-2016 Trump prezanton një “New deal” për komunitetin afroamerikan

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump paraqet një “New deal” për të zinjtë amerikanë gjatë një mitingu në Karolinën e Veriut, ku miliarderi shpjegoi se projekti i tij bazohet në tre premtime që janë, komunitete të sigurta, shkollimi dhe një e ardhur e ndarë në mënyrë të drejtë.

Në shpresën për të pushtuar pëlqimin e votuesve, formula e tij synon të rivitalizojë zonat urbane të varfëruara nga kriza, duke ofruar subvencione për ato sipërmarrje që transferohen në komunitetet e degraduara.

“Do të jem kampioni juaj. Nuk do ta paragjykoj kurrë komunitetin afroamerikan”, theksoi Trump në qytetin Charlotte, para një publiku kryesisht të bardhë.

Ai kritikoi gjithashtu faktin se numri i vrasjeve në nivel kombëtar është më i lartë tek persona mbi 45 vjeç, duke theksuar se “disa qendra urbane janë më të rrezikshme se sa zonat e luftës”.

Në fakt mbështetja e komunitetit afroamerikan ndaj kandidatit republikan është shumë i ulët, madje edhe më i ulët se gjashtë për qind që kishte arritur Mitt Romney në vitin 2012.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abuzonte me akte seksuale kundër vajzave 4 vjeçare të parashkollorit, arrestohet 57 vjeçari
Shifra alarmante, 9 persona vdesin në ditë nga përplasjet me policinë »
Article Logic
Execution time: 0.010754108428955
array(1) { ["section"]=> string(63) "trump-prezanton-nje-new-deal-per-komunitetin-afroamerikan-57786" }