Trump propozon ambasadoren e re amerikane në Shqipëri

Publikuar tek: barometri, më 08:10 04-07-2018 Trump propozon ambasadoren e re amerikane në Shqipëri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka propozuar ambasadoren e re amerikane në Shqipëri.

 

Nëse merr miratimin nga Senati amerikan, Kathleen A. Kavalec pritet të zëvendësoje ambasadorin Donald Lu pas largimit të tij në Kirgistan si dhe do të bëhet ambasadorja amerikane e tretë grua në vendin tonë pas Marisa Lino dhe Marcie Ries.

Kush është Kathleen A. Kavalec:

Kavalec ka një karrierë 30-vjeçare në diplomaci dhe aktualisht ështëi Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

Ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Çështjet Politike dhe Rajonale. Më parë, Kavalec shërbeu si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Byro. Më parë, ajo ishte Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin Amerikan në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Paris (2010-2013).

Nga 2009-2010 Znj. Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Ndihmën e SHBA-së në Evropë, Eurazi dhe Azinë Qendrore. Ajo gjithashtu shërbeu nga 2008-2009 si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim. Detyrat e saj jashtë shtetit kanë përfshirë turne në Ukrainë, Rusi, Rumani dhe Brazil.

Znj. Kavalec mban një A.B. në Shkencat Politike nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe një M.S.F.S. në Shërbimin e Jashtëm nga Universiteti Georgetown.

Gjuhët e huaja përfshijnë rusishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten, rumunishten dhe ukrainishten.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027508020401001
array(1) { ["section"]=> string(60) "trump-propozon-ambasadoren-e-re-amerikane-ne-shqiperi-126664" }