Trump propozon konservatoren Amy Coney Barrett për Gjykatën e Lartë

Publikuar tek: bota, më 09:04 27-09-2020 Trump propozon konservatoren Amy Coney Barrett për Gjykatën e Lartë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka propozuar Amy Coney Barrett, një të preferuar të konservatorëve, për të qenë anëtarja e re e Gjykatës së Lartë.

Duke folur pranë saj në Shtëpinë e Bardhë Trump e përshkroi atë si një "grua me arritje të pashembullt".

Nëse konfirmohet nga senatorët, Barrett do të zëvëndësojë gjyqtarën Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq pak ditë më parë.

Kandidati demokrat presidencial Joe Biden i kërkoi Senatit të mos “veprojë në këtë vend të lirë deri sa populli amerikan të zgjedhë presidentin e tij të ardhshëm dhe Kongresin e ardhshëm”.

Nëse gjyqtarja Barrett konfirmohet, gjykatësit me prirje konservatore do të mbajnë shumicën 6-3 në Gjykatën e Lartë për të ardhmen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011027097702026
array(1) { ["section"]=> string(74) "trump-propozon-konservatoren-amy-coney-barrett-per-gjykaten-e-larte-221815" }