Trump qejfli dhe 71-vjeç, emëron ish-modelen bukuroshe në një post të rëndësishëm

Publikuar tek: bota, më 18:15 17-08-2017 Trump qejfli dhe 71-vjeç, emëron ish-modelen bukuroshe në një post të rëndësishëm

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur Hope Hick për të drejtuar zyrën e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, vend i cili ishte boshë pas shkarkimit të Anthony Scaramuchi.

Hick ka qenë pjesë e fushatës elektorale për President, qysh në ditën e parë. Por kjo detyrë është e përkohshme për të, në kërkim të një pozicioni fiks në stafin e Trump, ndërsa zyra e komunikimit do ti besohet dikujt tjetër.

 28-vjeçarja e cila ka qenë modele dhe aktore, nuk ka asnjë eksperiencë në politikë, duke bërë që pozicioni i saj si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë të përballet me polemika.

Mediat amerikane e përkufizojnë si një të “paprekshme” të rrethit të Trump, ndërsa prej kohësh ka punuar për “Trump Organization”, duke u marrë me marrëdhëniet publike të resorit të Trump dhe linjës së modës të vajzës së tij, Ivanka.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Apple nxjerr në treg iPod Touch me parametra të reja
Rëndohet bilanci: 13 të vdekur dhe 50 të plagosur nga sulmi në Barcelona, terroristët në arrati »
Article Logic
Execution time: 0.012163877487183
array(1) { ["section"]=> string(86) "trump-qejfli-dhe-71-vjec-emeron-ish-modelen-bukuroshe-ne-nje-post-te-rendesishem-89401" }