Trump: S'kam punuar kurrë për Rusinë. Është një mashtrim i madh

Publikuar tek: bota, më 17:39 14-01-2019 Trump: S'kam punuar kurrë për Rusinë. Është një mashtrim i madh

Presidenti i SHBA Donald Trump, gjatë një komunikimi me gazetarët ditën e sotme (e hënë) në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se ai kurrë nuk ka punuar në emër të Rusisë. Deklaratat u bënë pas akuzave të bëra ne New York Times me publikimin e një raporti për lidhjet e tij me Kremlinin.

 

“Nuk kam punuar kurrë për Rusinë dhe ju e dini përgjigjen më mirë se kushdo. Eshtë turp që e bëni këtë pyetje. Eshtë një mashtrim i madh” u tha presidenti amerikan gazetarëve. Komentet e tij erdhën pas raportit se FBI hetoi dyshimet mbi lidhjen e Trump me Rusinë dhe më pas ai shkarkoi drejtorin e Byrosë në 2017.

Raporti shkruan se Trump kishte parandaluar edhe ndihmësit e tij që të dinin përmbajtjen e bisedave që ka pasur me Putin gjatë samiteve të ndryshme. “Eshtë një lajm shumë i rremë. I kam pasur të gjithë në të gjithë takimet me liderë të ndryshëm”. “Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë dhe kjo është një gjë e mirë dhe jo një gjë e keqe” deklaroi presidenti amerikan.

Trump është edhe në qendër të hetimit të udhëhequr nga prokurori special Robert Mueller që po heton akuzat se kremlini ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale 2016.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01210618019104
array(1) { ["section"]=> string(68) "trump-s-kam-punuar-kurre-per-rusine-eshte-nje-mashtrim-i-madh-148748" }