Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë

Publikuar tek: bota, më 22:00 05-12-2019 Trump: SHBA mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve të NATO-s që nuk kontribuojnë Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin veprime tregtare ndaj vendeve që nuk kontribuojnë sa duhet për NATO-n.

Presidenti Trump, i sapokthyer nga udhëtimi në Londër për samitin e NATO-s, po u bën trysni vendeve anëtare që të kontribuojnë më shumë financiarisht për aleancën.

Ai tha se shumë vende po i afrohen objektivit të shpenzimeve prej dy përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto përsa i përket kontributit për NATO-n.

"Shumë vende janë afër dhe po afrohen. Disa nuk janë shumë afër, dhe ne mund të ndëmarrim gjëra që kanë të bëjnë me tregtinë. Nuk është e drejtë që ata të kenë mbrojtjen amerikane dhe të mos paguajnë,” tha ai.

Presidenti Trump dhe udhëheqësi francez Emmanuel Macron debatuan ashpër rreth të ardhmes së NATO-s në prag samitit që u mblodh për të shënuar 70 vjetorin e aleancës ushtarake perëndimore.

Në shkëmbimet e mprehta mes tyre, Presidenti Trump kërkoi që Evropa të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj kolektive dhe të bëjë lëshime në favor të interesave tregtare amerikane.

Ndërkaq, ai foli me optimizëm për aleancën dhe tha se takimet e tij gjatë samitit shkuan mirë dhe se "NATO-ja është në formë shumë, shumë të mirë.” Edhe marrëdhëniet me vendet e tjera janë “vërtet të jashtëzakonshme,” tha Presidenti Trump në komentet që bëri të enjten. /VOA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nju Jorku përgatit ndalimin e përdorimit të faturave 'që shkaktojnë kancer dhe dëmtojnë trurin'
Hillary Clinton flet për thashethemet nëse është lezbike: Në të vërtetë pëlqej burrat! »
Article Logic
Execution time: 0.013125896453857
array(1) { ["section"]=> string(96) "trump-shba-mund-te-ndermarrin-veprime-tregtare-ndaj-vendeve-te-nato-s-qe-nuk-kontribuojne-188554" }