Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Publikuar tek: bota, më 18:48 01-06-2019 Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi se do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

‘Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale, së bashku me zonjën e parë, Melanie Trump, zëvendëspresidentin Mike Pence dhe zonjën e dytë Karen Pence’, ka thënë presidenti Trump gjatë një mitingu në Orlando të Floridës.

Trump ka deklaruar se do të shpenzojë mbi 30 milionë dollarë për zgjedhjen e tij, gjë që e bën atë demokratin që ka shpenzuar më shumë në një fushatë.

Fondin më të madh nga kandidatët demokratë e ka senatori Bernie Sanders me 18 milionë dollarë.

Pavarësisht se ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij, Trump ka nisur fushatën duke organizuar mitingje në shtetet e Pensilvanisë dhe Floridës.

Presidenti amerikan ka arritur vlerësimin më të lartë në dy vitet e fundit të qeverisjes së tij në Shtëpinë e Bardhë. Sipas një sondazhi nga Universiteti i Harvardit vlerësimi për qeverisjen e Trump gjatë këtyre dy viteve të fundit, është 48%.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031963109970093
array(1) { ["section"]=> string(60) "trump-shpall-kandidaturen-per-zgjedhjet-presidenciale-166563" }