Trump shprehet i prerë: Me Penianin tani duhet të tregohemi vendimtarë

Publikuar tek: bota, më 20:02 08-08-2017 Trump shprehet i prerë: Me Penianin tani duhet të tregohemi vendimtarë

Presidenti Donald Trump dhe ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara thonë se sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut janë të domosdoshme për të ndalur programin bërthamor të këtij vendi.

Në një koment në Twitter zoti Trump shkruante sot se: “pas shumë vitesh dështimi, vendet janë bërë bashkë për t’iu përgjigjur përfundimisht rreziqeve që paraqet Koreja e Veriut. Ne duhet të jemi të ashpër dhe vendimtarë,”shkruante presidenti amerikan. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley tha gjatë një interviste për rrjetin NBC se nuk është e sigurt nëse sanksionet do të funksionojnë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nuk ka shprehur interes për t’u larguar nga programi bërthamor dhe balistik dhe vendi i ka mbijetuar sanksioneve të vendosuara në të shkuarën, shkruan Voa.

Por ambasadorja Haley thotë se sanksionet e detyrojnë Kim Jung Unin të rishikojë “strategjinë e tij dhe të vendosë, duke i bërë pyetjen vetes, se nëse godet Shtetet e Bashkuara, a mendon se do të fitojë?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet 6.5 ballë në Kinë, në panik banorët dhe turistët
Bruksel, policia bllokon makinën e mbushur me eksploziv »
Article Logic
Execution time: 0.013634920120239
array(1) { ["section"]=> string(75) "trump-shprehet-i-prere-me-penianin-tani-duhet-te-tregohemi-vendimtare-88588" }