Trump si Rama, hap televizionin e tij dhe i shpall luftë CNN-it: Shikoni kë merr për të moderuar gjithçka

Publikuar tek: politike, më 13:18 08-08-2017 Trump si Rama, hap televizionin e tij dhe i shpall luftë CNN-it: Shikoni kë merr për të moderuar gjithçka

Presidenti i SHBA-ve po përdor një teknikë të ngjashme me atë të kryeministrit Edi Rama që hapi “ErTv” gjatë fushatës elektorale.

Trump do raportojë çdo javë online nga Facebook-u i tij përmes moderatores politike të CNN-it e cila një ditë më parë dha dorëheqjen nga gjiganti mediatik. Ish-komentatorja politike e CNN-it i është bashkuar të përjavshmes së Presidentit të SHBA, Donald Trump në faqen e tij personale në Facebook.

Kayleigh McEnany u shfaq në ekranin e Donald Trump, një ditë pasi  tha se po largohej nga CNN. Kjo pa dyshim do të shihet si një grusht i madh i Trump, i cili ka qenë në luftë me CNN dhe me media të tjera që nga marrja e detyrës. Ai i akuzon ata se nuk kanë raportuar për arritjet e administratës së tij, raporton BBC.

Ky segment i ri online, i nisur nga vjehrra e tij Lara javën e kaluar, duket se është projektuar për të nxitur sukseset e Trump, me përditësime në fushat kyçe të politikës si emigracioni dhe vendet e punës nga Trump Tower në Nju Jork.

_97246641_trumpcnnman.jpg

trump.jpg

ed.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029117107391357
array(1) { ["section"]=> string(109) "trump-si-rama-hap-televizionin-e-tij-dhe-i-shpall-lufte-cnn-it-shikoni-ke-merr-per-te-moderuar-gjithcka-88554" }