Trump sulmon ashpër ish këshilltarin e tij: Humbi punën, tani ka humbur dhe mendjen

Publikuar tek: bota, më 21:07 03-01-2018 Trump sulmon ashpër ish këshilltarin e tij: Humbi punën, tani ka humbur dhe mendjen

Presidenti Donald Trump sulmoi ashpër ish-strategun e tij kryesor Steve Bannon.

Kritikat bëhen në prag të botimit të një libri të ri me autor Michael Wolff, i cili sjell një numër surprizash që lidhen me Presidentin.

Në një fragment të librit, botuar nga gazeta Guardian, thuhet se zoti Bannon përshkruan një takim në Kullën Trump mes djalit të presidentit, Donald Jr, dhe një grupi rusësh. Bannon e quan këtë akt si “tradhtar” dhe ''jopatriotik''.

Në një deklaratë që bëri të mërkurën, Presidenti Trump shprehet se kur Bannon u shkarkua nga detyra në Shtëpinë e Bardhë, “ai humbi jo vetëm punën por edhe mendjen.” Steve Bannon, tha ai, “nuk ka të bëjë fare me mua dhe me presidencën.”

Presidenti Trump tha se Bannon u bë anëtar i stafit pasi ai (Trump) kishte fituar emërimin e partisë republikane, duke mposhtur 17 kandidatë.

Në një përshkrim të librit të titulluar “Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump", botuar në revistën “Neë Yorker”, thuhet se zoti Trump besonte se marrja e emërimit si kandidat presidencial do t'i rriste emrin dhe do t’i ofronte "mundësi të papara".

Libri zbulon gjithashtu se zoti Trump nuk kishte shpresuar kurrë ta fitonte garën presidenciale të vitit 2016. /Voa

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013474941253662
array(1) { ["section"]=> string(88) "trump-sulmon-ashper-ish-keshilltarin-e-tij-humbi-punen-tani-ka-humbur-dhe-mendjen-105323" }