Trump sulmon sërish Kinën: Koronavirusi ‘dhurata’ më e keqe që mund t’i bënte botës

Publikuar tek: bota, më 17:28 28-05-2020 Trump sulmon sërish Kinën: Koronavirusi ‘dhurata’ më e keqe që mund t’i bënte botës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump që në fillim të pandemisë ka akuzuar vazhdimisht Kinën për Covid-19.

Me anë të një postimi në ‘twitter’ Trump tha se kjo është ‘dhurata’ më e keqe që Kina mund t’i bënte botës.

“Në të gjithë botën, Koronavirusi, një "dhuratë" shumë e keqe nga Kina,” shkruan Trump.

Presidenti Trump pak më parë njoftoi se numri i viktimave në SHBA ka kaluar 100.000. Sakaq, Trump me anë të postimit i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Presidenti i SHBA-së që në fillim të pandemisë ka akuzuar Kinën se ka fshehur numrat real të viktimave dhe kështu që shtete e tjera nuk u përgatitën për një pandemi të tillë. Trump gjithashtu ka akuzuar Kinën për origjinën e virusit.

Kujtojmë që deri më tani në SHBA 102,293 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa 1,750,377 janë të infektuar.

trump.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01012921333313
array(1) { ["section"]=> string(87) "trump-sulmon-serish-kinen-koronavirusi-dhurata-me-e-keqe-qe-mund-t-i-bente-botes-208173" }