TRUMP telefonatë me ERDOGANIN, paralajmëron takim kokë më kokë: Diskutim i shkëlqyer, e pres në Shtëpinë e Bardhë (MESAZHI)

Publikuar tek: bota, më 21:33 06-11-2019 TRUMP telefonatë me ERDOGANIN, paralajmëron takim kokë më kokë: Diskutim i shkëlqyer, e pres në Shtëpinë e Bardhë (MESAZHI) Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një takimi me homologun turk Rexhep Taip Erdogan

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë homologun turk Rexhep Taip Erdogan në 13 nëntor.

Lajmin e dha vetë lideri i SHBA-së gjatë një komunikate në llogarinë e tij në 'Twitter'. Trump bën me dije se Erdogan e njoftoi për ndalimin e disa luftëtarëve të ISIS-it që i kanë mbijetuar luftimeve në Siri, për vendosjen e paqes me popullsinë kurde të Sirisë, etj.

''Sapo pata një komunikim të mirë në telefon me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Ai më informoi se kanë kapur disa luftëtarë të ISIS-it që raportohet se kanë shpëtuar gjatë konfliktit, duke përfshirë dhe gruan dhe motrën e kriminelit terrorist Al-Bagdadi.

Gjithashtu diskutuam dhe për kufirin me Sirinë, çrrënjosjen e terrorizmit, fundin e konflikteve me kurdët dhe shumë çështje të tjera. Pres të takohem me presidentin Erdogan në 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë'', shkruan Trump.

SHBA-ja dhe Turqia po shtensionojnë marrëdhëniet diplomatike midis tyre pas më shumë se 1 viti përplasje. Me firmosjen e marrëveshjes së armëpushimit të luftimeve me forcat kurde në Siri në 17 tetor, SHBA-ja dhe Turqia bashkëpunuan me Rusinë dhe forcat kurde në Siri për eliminimin liderit të terrorizmit islamik Abu Bakar Al-Bagdadi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073800086975098
array(1) { ["section"]=> string(125) "trump-telefonate-me-erdoganin-paralajmeron-takim-koke-me-koke-diskutim-i-shkelqyer-e-pres-ne-shtepine-e-bardhe-mesazhi-184959" }