Trump telefonon Erdogan, zbulohet çfarë biseduan

Publikuar tek: bota, më 10:28 27-06-2018 Trump telefonon Erdogan, zbulohet çfarë biseduan

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Mësohet se Trump në bisedën telefonike uroi presidentin e Turqisë për fitoren në zgjedhje.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës së Turqisë, dy liderët kanë bashkëbiseduar në telefon. Trump, në bisedë ka uruar Erdogan për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit dhe i ka uruar sukses.

Dy liderët duke tërhequr vëmendjen në partneritetin strategjik mes Turqisë dhe SHBA-ve, kanë konfirmuar angazhimin e tyre në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale në çdo fushë, duke filluar në mbrojtje dhe marrëdhënie ushtarake.

Në bisedë gjithashtu bëjnë me dije mediat turke është folur për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në zbatimin e udhërrëfyesit në lidhje me Munbixhin dhe luftën kundër terrorizmit.

Erdogan dhe Trump theksuan se presin me padurim të takohen në Samitin e NATO-s që do të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013817071914673
array(1) { ["section"]=> string(54) "trump-telefonon-erdogan-zbulohet-cfare-biseduan-125893" }