Trump urdhëron Pentagonin të nisë themelimin e “Forcave Hapësinore Amerikane”

Publikuar tek: bota, më 19:52 18-06-2018 Trump urdhëron Pentagonin të nisë themelimin e “Forcave Hapësinore Amerikane”

Presidenti amerikan Donald Trump udhëzoi Departamentin e Mbrojtjes dhe Pentagonin të nisin themelimin e Forcës Hapësinore si degën e gjashtë të Forcave të Armatosura amerikane.

 

“Është e rëndësishme që SHBA të mos ketë vetëm prezencë në hapësirë, por të ketë dominancën, kur vjen puna për të mbrojtur Amerikën. Të fillojë menjëherë procesi për themelimin e Forcës Hapësinore”, u shpreh Trump gjatë një takimi me Këshillin Kombëtar Hapësinor ditën e sotme.

“Do të kemi Forcat Ajrore, por do kemi edhe Forcat Hapësinore, të ndara por të barabarta. Do të jetë diçka tepër e rëndësishme”, tha Trump. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092298984527588
array(1) { ["section"]=> string(82) "trump-urdheron-pentagonin-te-nise-themelimin-e-forcave-hapesinore-amerikane-124904" }