Trump uron Thaçin për pavarësinë e Kosovës: E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme, fokusohuni në marrëdhëniet me Serbinë (Letra)

Publikuar tek: rajon, më 16:32 14-02-2020 Trump uron Thaçin për pavarësinë e Kosovës: E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme, fokusohuni në marrëdhëniet me Serbinë (Letra) Hashim Thaçi-Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar Kosovën për 12-vjetorin e pavarësisë.

Në letrën e drejtuar Presidentit Thaçi, Trump shkruan se i uron sukses dhe fokusim Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Letra e plotë:

I nderuar President Thaçi.

Populli Amerikan dhe unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12-vjetorin e pavarësisë.

Lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju urojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.

E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Sinqerisht Donald J. Trump

letra.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424
array(1) { ["section"]=> string(135) "trump-uron-thacin-per-pavaresine-e-kosoves-e-ardhmja-e-vendit-tuaj-eshte-e-ndritshme-fokusohuni-ne-marredheniet-me-serbine-letra-195192" }