Trump vendos: SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për Klimën

Publikuar tek: bota, më 21:23 01-06-2017 Trump vendos: SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për Klimën

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për Klimën.  Trump tha se ai është i shqetësuar për çështjet e mjedisit,  por nuk mund të mbështesë një marrëveshje që ndëshkon SHBA-në.

“Për të përmbushur detyrën time solemne për mbrojtjen e Amerikës dhe qytetarëve të saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga akordi i Parisit për ndryshimet klimatike, për të nisur negociatat për të rihyrë në marrëveshjen e Parisit, ose në një marrëveshje tërësisht të re me kushte më të drejta për Shtetet e Bashkuara”- tha Trump. Liderët evropianë kanë lobuar fuqishëm për të bindur Trumpin që të mos tërhiqet, por Trump ka thënë se anëtarë të Partisë së tij Republikane, si dhe industritë e qymyrit e naftës i kanë bërë presion të tërhiqet.

Marrëveshja e Parisit për Klimën e nënshkruar në vitin 2015 nga 195 vende, është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike. Me këtë marrëveshje pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë. Gazrat serë kryesisht gjenerojnë nga termocentralet dhe makinat që djegin vajin, qymyrin dhe gazin natyror. Shkencëtarët besojnë se akumulimi i këtyre gazrave në atmosferë ngroh planetin.

Shtetet e Bashkuara, nën ish-presidentin Barack Obama, janë zotuar se do t’i reduktojnë emetimet deri në 28 përqind, deri në vitin 2025. Tërheqja nga marrëveshja e SHBA-së, që është emetuesja më e madhe e gazrave pas Kinës, pritet të ketë implikime të gjera.//BW//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terroristët sulmojnë resortin e famshëm turistik, breshëri plumbash dhe shpërtime (Foto-Video)
Obama sulmon Trump pas tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit për Klimën »
Article Logic
Execution time: 0.012042999267578
array(1) { ["section"]=> string(69) "trump-vendos-shba-terhiqet-nga-marreveshja-e-parisit-per-klimen-80879" }