Trumpi i përgjigjet Obamës me kundërakuzë: Bashkë me Klintonin destabilizuat Lindjen e Mesme, rrezik për Amerikën

Publikuar tek: bota, më 18:56 02-08-2016 Trumpi i përgjigjet Obamës me kundërakuzë: Bashkë me Klintonin destabilizuat Lindjen e Mesme, rrezik për Amerikën

Donald Trump reagon ndaj deklaratës së Obamës së “Trump nuk është i përshtatshëm për president”. Ai akuzon Obamën dhe Klintonin për bashkëpunim ndërmjet tyre, bashkëpunim i cili vë Amerikën në rrezik.

“Obama dhe Klinton të vetëm kanë destabilizuar Lindjen e Mesme, i dorëzuan Irakun, Libinë dhe Sirinë ISIS-it dhe lejuan që personeli ynë të theret në Bengazi. Pastaj vunë Iranin në rrugën e armëve bërthamore. Pastaj lejuan dhjetëra veteranë të vdesin duke pritur shërbimin mjekësor që kurrë nuk erdhi”, shkruan Trump.

Më pas shton: “Hillary Clinton vë gjithë vendin në rrezik me serverin e saj ilegal të emailit, fsheh provat e krimit të saj, dhe gënjen në mënyrë të përsëritur për sjelljen e saj e cila na vë në rrezik... Ata kanë tradhtuar sigurinë tonë dhe të punëtorëve tanë, dhe Hillary Clinton e ka provuar veten të paaftë për të shërbyer në çdo zyrë të qeverisë.”

Trump e mbyll deklaratën e tij duke thënë se: ‘’Amerika është poshtëruar jashtë vendit dhe është komprometuar nga Islami radikal që ka hyrë në brigjet tona. Ne kemi nevojë që kjo të ndryshojë tani."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Obama e thotë hapur: Trump s’bën për president! (VIDEO)
Djali i hetohet në Itali për “pastrim parash”, Erdogan: Merruni me mafian tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.013178110122681
array(1) { ["section"]=> string(117) "trumpi-i-pergjigjet-obames-me-kunderakuze-bashke-me-klintonin-destabilizuat-lindjen-e-mesme-rrezik-per-ameriken-48541" }