Trupi i djegur në makinën e marrë me qira nga italiani, gazetari: Vetëm 5% e tij kishte mbetur, eshtrat janë te Instituti i Mjekësisë Ligjore, ja ku dyshon policia

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 18-01-2021 Trupi i djegur në makinën e marrë me qira nga italiani, gazetari: Vetëm 5% e tij kishte mbetur, eshtrat janë te Instituti i Mjekësisë Ligjore, ja ku dyshon policia Italiani Davide Peccorelli dhe makina e gjetur e djegur ne Puke

Në 8 janar në Pukë u gjet një mjet i djegur, që më vonë u zbulua se ishte marrë me qira nga një qytetar Italian.

Pak ditë më vonë mediat italiane ngritën shqetësimin për zhdukjen e ish-gjyqtarit Davide Peccorelli, i cili ishte personi që kishte marrë me qira këtë makinë në Rinas.

Sipas këtyre mediave, Peccorelli ishte angazhuar në një aktivitet të tregtimit të produkteve në veri të vendit dhe kjo ka qenë arsyeja e udhëtimit të tij drejt Shquipërisë, ndërkohë që gazetari Spartak Koka tregon se italiani bashkëjetonte me një grua nga Vlora, me të cilën kishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

Koka tha se mbetjet kockore janë gjetur pas 6 orësh, nga një kqyrje më e detajuar e mjetit.

“Në  të dhënat që kam marr nga policia e Shkodrës, vetëm 5% e trupit ka mbetur. Zyrtarisht konfirmohet që eshtrat janë tek Instituti i Mjekësisë ligjore dhe pritet krahasimi i ADN-së”, tha Koka duke shtuar se ngjarja dyshohet aksidentale, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera.




Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi i Çim Pekës nxjerr Bashën kryeministër: 52% e shqiptarëve duan kryetarin e PD-së në krye të qeverisë
Shpërndanin kokainë në Itali, grupi i drejtuar nga shqiptari bie në prangat e policisë (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012575149536133
array(1) { ["section"]=> string(165) "trupi-i-djegur-ne-makinen-e-marre-me-qira-nga-italiani-gazetari-vetem-5-e-tij-kishte-mbetur-eshtrat-jane-te-instituti-i-mjekesise-ligjore-ja-ku-dyshon-policia-235514" }