Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec ku një person i identifikuar si Kreshnik Çela rreth 37 vjeç,është gjetur i pajetë në rrugë nga policia.
Në vijim të informacionit paraprak datë 15.02.2017, i cili bën fjalë për gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit K.Ç, 36 vjeç, në lagjen nr 5 në Pogradec në rrugë, policia bën me dije detaje të forta.
Kështu, pas kryerjes të gjithë veprimeve të mëtejshme hetimore e proceduriale, si edhe nga marrja e deklaratave të familjarëve, rezulton se ky shtetas në gjendje të rënduar emocionale, është hedhur nga tarraca e pallatit, në afërsi të të cilit u gjet i vdekur.
Sipas policisë, 37 vjeçari ka pasur çrregullime psikike, si edhe ka tentuar dy herë të tjera të kryejë vetëvarje, në shtetin grek ku edhe punonte.
Materialet lidhur me ngjarjen, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.