Tryeza e OSBE mbi ‘Zgjedhoren’, Kume: Partitë nuk duhet t'i financojë vetëm shteti, ekspertët kanë përcaktuar linjat kryesore të riformatimit

Publikuar tek: politike, më 11:31 19-11-2019 Tryeza e OSBE mbi ‘Zgjedhoren’, Kume: Partitë nuk duhet t'i financojë vetëm shteti, ekspertët kanë përcaktuar linjat kryesore të riformatimit Kristaq Kume

Pas zhvillimit të tryezës së dytë për Reformën Zgjedhore, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, në një prononcim për News 24 ka zbuluar detaje nga mbledhja, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Kume bëri me dije se deri më tani, ekspertët e huaj kanë finalizuar një draft, duke përcaktuar linjat kryesore, sipas të cilave duhet të bëhet riformatimi i administratës zgjedhore në Shqipëri.

Sipas tij, ata duhet të diskutojnë mbi zgjidhjet dhe të bien dakort me ato zgjidhje që janë adekuate për situatën ku ndodhet Shqipëria.

Kume nga ana tjetër, theksoi se nuk është e nevojshme që këto zgjidhje të diskutohen dhe palët të bien dakort në parim, por ata duhet të jenë të gatshëm edhe për ti zbatuar.

‘Jemi në kushtet kur kemi në dorë një material të hartuar nga ekspertët e huaj, me rekomandimet dhe gjetjet e tyre mbi reformimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

Ne duhet të diskutojmë mbi zgjidhjet dhe të biem dakort me ato zgjidhje që janë më të mira në situatën konkrete ku ne ndodhemi, më kushte ku është Shqipëria.

Duhet të shohim çfarë na ka sjellë ne përdorimi i parave të pista, në financimin e partive politike dhe ku duhet të ndërhyjmë.

Përveç kesaj, duhet të kërkohet vendimarrja e të gjithë palëve. Pati pyetje nga pjesëmarrësit për ekspertët e huaj, nësë duhet që partitë politike të financohen vetëm nga buxheti i shtetit.

Por, nëse burimi i financimit është vetëm shteti, kjo do të rëndojë shumë buxhetin publik, dhe nga ana tjetër do të nxisë përpjekjet e partive politike për të gjetur burime të tjera, të vështira për tu monitoruar dhe audituar.

Jemi në procesin e rregullimit të legjislacionit zgjedhor. Ne duhet të mendojmë për ato zgjidhje jo vetëm që palët bien dakort në parim, por janë edhe të zbatueshnme nga të gjithë.

Ekspertët kanë përcaktuar linjat kryesore, sipas të cilave duhet të bëhet riformatimi i administratës zgjedhore.

Së pari, duhet të diskutojmë a jemi apo jo dakort të bëjmë këtë ndryshim, dhe pastaj të ekzistojë vullneti për ta zbatuar’, tha Kume.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034433841705322
array(1) { ["section"]=> string(143) "tryeza-e-osbe-mbi-zgjedhoren-kume-partite-nuk-duhet-t-i-financoje-vetem-shteti-ekspertet-kane-percaktuar-linjat-kryesore-te-riformatimit-186423" }