Tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, Manjani nxjerr ‘gishtin e mesit’ si Ambasadori: Ka të drejtë Borchardt

Publikuar tek: politike, më 09:29 20-11-2019 Tryeza e OSBE për Reformën Zgjedhore, Manjani nxjerr ‘gishtin e mesit’ si Ambasadori: Ka të drejtë Borchardt Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar tryezën e Reformës Zgjedhore të thirrur nga OSBE, që u mbajt dje për financimin e partive politike në fushatat zgjedhore.

Manjani me ironi të thellë thotë se partitë politike kanë harxhuar gjithë ditën për një Reformë Zgjedhore e cila është e denjë për gishtin e mesit, duke cituar këtu ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt.

“Vetem për pare, të drejta partish, komisionesh, ankimesh, gjobash e procedurash. A thua se ky është qëllimi i zgjedhjeve të caktojmë kush ka të drejtë të fitojë para e kush të emërojë komisionerë.

Kulmi! Ka të drejtë Boschart:”, shkruan ish-ministri teksa publikon disa emoji me “gishtin e mesit”.

Komenti i plotë:

Shihni me vemendje se për çfarë reforme zgjedhore po zihen.

Halli më i madh është nga ti marrin paret partitë, nga buxheti apo nga privati. Me t'thënë mendja se vërtetë nuk e dinë se ku të gjejnë para... hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

Kanë harxhuar gjithë ditën e lume sot vetëm për kët punë.

Çfarë reformë! E denjë fiks për Boschart gishtin.

Ndërkohë ende asnjë fjalë të vetme, si do të garantohet që shqiptarët të zgjedhin? Si do ta bëjnë që vota e tyre të ketë njësoj vlerë, kudo ajo hidhet? Si do ushtrohet demokracia direkte, kur politika dështon? Si të ndalet monizmi dhe të ndërtohet një pushtet politik që qeveris dhe jo sundon? Si të mandatohet një qeveri negociatore me shoqërinë dhe një opozite kërcënuese ndaj qeverisë?

Asnjë fjalë të vetme.

Vetem për pare, të drejta partish, komisionesh, ankimesh, gjobash e procedurash. A thua se ky është qëllimi i zgjedhjeve të caktojmë kush ka të drejtë të fitojë para e kush të emërojë komisionerë.

Kulmi!

Ka të drejtë Boschart:

zsdgfhj.png

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012643098831177
array(1) { ["section"]=> string(111) "tryeza-e-osbe-per-reformen-zgjedhore-manjani-nxjerr-gishtin-e-mesit-si-ambasadori-ka-te-drejte-borchardt-186521" }