Tryeza e përbashkët për Zgjedhoren, Bylykbashi: Nuk e kemi ngrënë karremin e Edi Ramës, të arrijmë maksimumin deri në 31 maj

Publikuar tek: politike, më 23:27 26-05-2020 Tryeza e përbashkët për Zgjedhoren, Bylykbashi: Nuk e kemi ngrënë karremin e Edi Ramës, të arrijmë maksimumin deri në 31 maj Demokrati Oerd Bylykbashi

Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në tryezën për Reformën Zgjedhore shprehet se fakti që opozita është në tryezë tregon se ajo nuk e ka ngrënë karremin e kryeministrit Rama.

Në emisionin “Tempora”, Bylykbashi tha se ekspertët po punojnë që deri më 31 maj të arrihet maksimumi për Reformën Zgjedhore.

“Ne jemi sot në tryezë pasi nuk e kemi ngrënë karremin e Edi Ramës.  Rama po përpiqet që krijojë situata të përplasjes dhe të thyerjes, duket sikur po bën diçka, por është reaktive në atë që po ndodh. Sondazhet po i dalin jashtë kontrolleve, ekonomia është në rrënim. Jemi aty që të punojmë deri në 31 maj që të arrijmë maksimumin e marrëveshjeve”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010114908218384
array(1) { ["section"]=> string(128) "tryeza-e-perbashket-per-zgjedhoren-bylykbashi-nuk-e-kemi-ngrene-karremin-e-edi-rames-te-arrijme-maksimumin-deri-ne-31-maj-207939" }