Tryeza e Reformës Zgjedhore, Grida Duma: PD nuk duhet ta humbasë si reformën territoriale

Publikuar tek: politike, më 22:27 18-11-2019 Tryeza e Reformës Zgjedhore, Grida Duma: PD nuk duhet ta humbasë si reformën territoriale Ish-deputetja demokrate Grida Duma

Ish-deputetja Grida Duma shprehet se Partia Demokratike duhet të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore.

E ftuar në RTV Ora, Duma tha se PD nuk duhet të tërhiqet për asnjë sekondë nga Reforma Zgjedhore, në mënyrë që më vonë të kthejë kokën mbrapsht dhe të thonë që nuk morën pjesë në të, duke e krahasuar me mospjesëmarrjen në reformën territoriale.

Beti Njuma: Nëse do të ketë një ftesë të re nga OSBE për tu bërë pjesë e një tryeze tjetër do të shkojë PD?

Grida Duma: Unë do të thosha plotësisht duhet të shkohet. Personalisht unë them do shkohet dhe të shkohet, ose nëse nuk shkohet nuk shkohet. Pra, unë mendoj që jemi në këtë situatë. Unë mendoj që reformën zgjedhore nuk e drejton vetëm OSBE, por është një platformë me bashkëpunim të fortë të SHBA. Mendoj sot që nëse ka një gjë kritike për Shqipërinë sa i përket marrëveshjes së Kosovës, zgjidhjes së konfliktit me Serbinë, fitores së VV etj., nëse ka një gjë PD duhet të qartësojë dhe bashkëpunojë me SHBA në një lloj aleancë dhe mos tërhiqemi asnjë sekondë nga reforma zgjedhore. Duke mos krijuar asnjë alibi që nesër pasnesër të kthejmë kohën mbrapsht, nuk morëm pjesë atje. Le të themi që reforma territoriale ishte një nga gjërat që nuk duhej humbur nga PD, pa asnjë dyshim.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024449825286865
array(1) { ["section"]=> string(94) "tryeza-e-reformes-zgjedhore-grida-duma-pd-nuk-duhet-ta-humbase-si-reformen-territoriale-186375" }