Tryeza për lirinë e medias, Kryemadhi sulmon Ramën: Kërkon me qëllim shtyrjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, guxim të madh paska

Publikuar tek: aktualitet, më 11:19 16-12-2019 Tryeza për lirinë e medias, Kryemadhi sulmon Ramën: Kërkon me qëllim shtyrjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, guxim të madh paska Kryemadhi në tryezën me përfaqësues të Medias

Tryezës për lirinë e medias, së thirrur nga opozita i është bashkuar edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila në fjalën e saj tha se kryeministri Rama kërkon të shtyjë Gjendjen e Jashtëzakonshme për të fituar kohë në vendosjen e censurës.

Sipas saj, kryeministri ka guxim të madh që edhe në momentet kur Shqipëria mori presidencën e OSBE, vijon propagandën dhe mashtrimin.

'Strategjia e shpopullimit që po përdor Rama është se nuk po ikin njerzit e varfër, por klasa e mesme, gazetarë, opsionistë, dhe më pas për ata që janë këtu do të jetë censura dhe mbyllja e gojës.

Sot kemi një kryeministër që kërkon shtyrjen e Gjendjes se Jashtëzankshme për të fituar kohë dhe për vendosjen e instalimit autokrat. Kërkon të shtyj proceset zgjedhore. Kërkon të bëjë një kopje të vendeve, një kopje të shëmtuar. Jemi në krahë të gazetarëve. Jam kundër pronarëve që përdorin gazetarët e terrenit për ti shërbyer qeverisë. Duhet të bëjmë ndarjen mes gazetarit të terrenit dhe pronarëve të medias.

Të mbyllësh gojën është shkelje e të drejtave të njeriut, pa dallim bindjesh fetare, krahinore dhe ideje. Pas 30 vjeteve liritë e të drejtat e njeriut janë në pikëpyetje. Mbasi kemi mbyll edhe gojën e mediave do të ketë edhe spastrime. Është këmbanë alarmi, por nuk presim reagim nga parlamenti.

Sot Shqipëria ka presidencën e OSBE dhe guximi i kryeministrit vazhdon të eci para me anë të mashtrimit dhe propagandës', tha Kryemadhi.



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arben Malaj ‘plas bombën’: Familja ime është kërcënuar! Ngrihet natën Rama dhe i çon mesazh Braçes…
Malaj i vendosur për ta çuar çështjen në STRASBURG: Mund të mërzitet pak Taulanti dhe Lali Eri! I kthehet edhe Ahmetajt: Bashkë s'kemi asnjë marrëdhënie »
Article Logic
Execution time: 0.012770175933838
array(1) { ["section"]=> string(132) "tryeza-per-lirine-e-medias-kryemadhi-sulmon-ramen-kerkon-me-qellim-shtyrjen-e-gjendjes-se-jashtezakonshme-guxim-te-madh-paska-189535" }