Tsipras: Mirupafshim komandant. Hollande: Refuzoi dominimin e jashtëm. Reagime nga e gjithë bota për vdekjen e Fidel Castros

Publikuar tek: bota, më 16:45 26-11-2016 Tsipras: Mirupafshim komandant. Hollande: Refuzoi dominimin e jashtëm. Reagime nga e gjithë bota për vdekjen e Fidel Castros

Disa nderojnë një figurë të madhe të shekullit XX, disa nuk lënë në harresë zhgënjimin e shkaktuar prej tij. Një përmbledhje e reagimeve të para gjatë ditës së sotme në botë pas vdekjes së Fidel Castros.

– Presidenti rus, Vladimir Putin:

“Një burrë shteti me shumë vlera që meriton të konsiderohet si një simbol i epokës së historisë moderne të botës. Fidel Castro ishte një mik i sinqertë dhe i besueshëm i Rusisë”.

- Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev:

“Fola për here të fundit në telefon në muajn gusht. Fidel Castro kishte interest ë madh për zhvillimet në botë dhe Rusi.”

– Ish-lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov:

“Fidel rezistoi dhe forcoi vendin e tij gjatë bllokadës më të rëndë amerikane, në një periudhë kur mbi të ushtrohej një presion i madh, ai mundi ta udhëheqë vendin në rrugën e zhvillimit krejt i pavarur”.

– Presidenti francez, François Hollande:

”Fidel Castro mishëron revolucion kuban, me zgjimin e shpresës që më pas çoi në zhgënjim. Protagonist i Luftës së Ftohtë ai diti t’i demonstrojë kubanëve krenarinë e refuzimit të dominimit të jashtëm”.

– Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro:

“Të gjithë revolucionarët e botës duhet të ecin në gjurmët e tij dhe të mbajnë ndezur pishtarin e pavarësisë, të socializmit, dhe të kombit në shërbim të individit”.

– Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy:

”Ai kishte një qëndrim stoik historik dhe një influencë të madhe në rajon”.

– Presidenti kinez, Xi Jinping:

”Fidel Castro do të jetojë përjetësisht!”.

– Kryeministri indian, Narendra Modi:

”Castro një nga personalitetet ikonë të shekullit XX. India mban zi për humbjen e një miku të madh”.

- Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni:

“Me Fidel Kastron mbyllet një faqe e madhe dhe dramatike e shekullit të XX. Jemi pranë popullit kuban që shesh nga e ardhmja”.

- Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras:

“Mirupafshim komandant. Deri në fitoren e përjetshme të popujve”.

- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha:

“Vdiq Fidel Kastro, një diktator, një aventurier.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11622905731201
array(1) { ["section"]=> string(126) "tsipras-mirupafshim-komandant-hollande-refuzoi-dominimin-e-jashtem-reagime-nga-e-gjithe-bota-per-vdekjen-e-fidel-castros-60781" }