Tsipras në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump me fjalë të mëdha për Greqinë

Publikuar tek: bota, më 18:55 17-10-2017 Tsipras në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump me fjalë të mëdha për Greqinë

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras është pritur sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti amerikan Trump ka lavdëruar Greqinë për trashëgiminë e madhe në demokraci, shkencë e filozofi, që i ka dhënë botës, teksa tha se miqësia amerikano-greke është më e fortë se kurrë, raporton newsbomb.al.

Fjala e Trump:

Greqia është djep i demokracisë, filozofisë dhe shkencës. Një trashëgimi e madhe e për këtë kemi një miqësi shumë të mirë. Ne e kemi festuar pavarësinë e Greqisë këtu, në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara nesh ka mundësi shumë të mira. Kemi diskutuar për çështjet e mbrojtjes, tregtisë dhe energjisë. Dua ta falenderoj Greqinë që është një nga vendet e NATO-s që kontribuon me 2% të GDP-së për mbrojtjen.

Jemi përkrah popullit grek teksa rikuperohet nga kriza ekonomike që kapi vendin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokon aktorja e njohur: Jam ngacmuar seksualisht në moshën 9-vjeçare
Deklarata bombë e Koresë së Veriut: Lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment »
Article Logic
Execution time: 0.013611078262329
array(1) { ["section"]=> string(77) "tsipras-ne-shtepine-e-bardhe-donald-trump-me-fjale-te-medha-per-greqine-96227" }