Tsipras takon Vuçiç dhe i bën presion Shqipërisë: Ka ndodhur një zhvillim shumë negativ, nëse është e vërtetë…

Publikuar tek: rajon, më 21:25 29-03-2019 Tsipras takon Vuçiç dhe i bën presion Shqipërisë: Ka ndodhur një zhvillim shumë negativ, nëse është e vërtetë… Kryeministri grek Tsipras ne takimin e B4 ne Bukuresht

Gjatë takimit në Rumani të B4, të katër vendeve alëeate ballkanike Bullgaria, Rumani, Serbia dhe Greqia, kryeministri grek Aleksis Tsipras u takua edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ai dha mesazhe për Shqipërinë, duke cekur, sipas tij, zhvillime negative në raport me pakicat greke në Shqipëri. Kryeministri grek nuk e ka bërë të ditur saktësisht se për çfarë zhvillimesh bëhet fjalë, por mendohet se ai i referohet shqetësimeve të minoritetit grek për pronat në bregdet, raporton newsbomb.al. Lidhur me këtë, Tsipras tha se Greqia mund të bllokojë negociatat e Shqipërisë me BE.

Do të isha i lumtur nëse mund të them të njëjtën gjë për Shqipërinë’, ka thënë kryeministri grek Tsipras duke shpjeguar se gjatë kohëve të fundit janë parë disa zhvillime që nuk e kënaqin këtë të fundit.

Sot kam mësuar se ka një zhvillim negativ në raport me pakicën greke në Shqipëri’, ka thënë Tsipras dhe vuri në dukje se pritet që të jetë një zhvillim negativ, transmeton newsbomb.al.

Ne jemi B4 e Ballkanit, ne jemi të katër vendet e Ballkanit që kanë dëshirën absolute për të ecur përpara në bashkëpunim të ngushtë për të përfituar zhvillim, bashkëpunim, paqe dhe prosperitet për popujt tanë’, ka thënë kryeministri grek Tsipras. 

borisov.jpg

po.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023051977157593
array(1) { ["section"]=> string(114) "tsipras-takon-vucic-dhe-i-ben-presion-shqiperise-ka-ndodhur-nje-zhvillim-shume-negativ-nese-eshte-e-vertete-158439" }