Tubacionet e ngrira në konvikt, kryebashkiaku me urgjencë vizitë nxënësve që mbetën në të ftohtë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:27 18-01-2017 Tubacionet e ngrira në konvikt, kryebashkiaku me urgjencë vizitë nxënësve që mbetën në të ftohtë

Për shkak të temperaturave tepër të ulëta gjatë ditëve të fundit, tubacionet e sistemit të ngrohjes në konviktin e nxënësve në qytetin e Pukës patën probleme për disa orë duke lënë nxënësit në të ftohtë.

Kryetari i bashkisë Gjon Gjonaj vizitoi nxënësit në mjediset e Konviktit “Ali Bytyqi”. Ai u takua me nxënës dhe punonjës të konviktit, ndërsa sistemi i ngrohjes është vënë aktualisht në funksion në masën 90%.

Kryebashkiaku gjatë takimit me nxënësit tha se ishin marr të gjithë masat që konvikti të kishte ngrohje edhe përmes mënyrave të tjera, nëse problem përsëritej.

Një grup specialistësh punuan 24 orë pa ndërprerje për shkrirjen e tubacioneve të ngrira.

Në disa dhoma të katit të tretë, ku ende tubacionet nuk kanë shkrirë, bashkia ka marr masa për ngrohjen përmes kaloriferve me energji elektrike. Kreu i bashkisë porositi punonjësit që Kaldaja të mos fikej për asnjë moment deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

16142390_392070764462216_3799150110769759063_n.jpg16106028_392070014462291_4083290799759454928_n.jpg16174425_392070541128905_4485324641767021399_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat alarmante: Zbulohet letra e Nikollës për përdorimin e drogës në shkolla
Degjeneron me fjalë ofenduese mbledhja e AMA-s me drejtuesit e televizioneve »
Article Logic
Execution time: 0.0088350772857666
array(1) { ["section"]=> string(101) "tubacionet-e-ngrira-ne-konvikt-kryebashkiaku-me-urgjence-vizite-nxenesve-qe-mbeten-ne-te-ftohte-65934" }