Tubim i PALIGJSHËM / POLICIA PROCEDON Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Boiken Abazin, protestuesit gjobiten edhe për mos vendosjen e MASKËS

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 20-10-2020 Tubim i PALIGJSHËM / POLICIA PROCEDON Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Boiken Abazin, protestuesit gjobiten edhe për mos vendosjen e MASKËS

Policia e Tiranës ka proceduar kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, ish-deputeten Mesila Doda dhe përfaqësuesin e Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi për organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm.

Prej mëngjesit të sotëm ata u grumbulluan përpara Ministrisë së Jashtme, duke kundështruar vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias. Protesta u shoqërua me konfrontime me uniformat blu ndërsa 18 persona u shoqëruan nga policia.

Blutë e kryeqytetit kanë gjobitur edhe protestuesit që nuk kishin vendosur maskë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Covidi, infektohen edukatoret dhe sanitaret, mbyllet kopshti në Tiranë dhe Vlorë
E RËNDË/ Bie nga zetori, humb jetën 60-vjeçari në Korçë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012142181396484
array(1) { ["section"]=> string(143) "tubim-i-paligjshem-policia-procedon-shpetim-idrizin-mesila-doden-dhe-boiken-abazin-protestuesit-gjobiten-edhe-per-mos-vendosjen-e-maskes-224430" }