Tubim popullor dhe referendum , reagon për herë të parë PS-ja për veprimet e METËS

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 25-11-2019 Tubim popullor dhe referendum , reagon për herë të parë PS-ja për veprimet e METËS Edi Rama me Ilir Metën

Pas përfundimit të prezantimit të paketës anti-'KÇK', kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja reagoi për herë të parë për pretendimet e presidentit Meta se do të shpallë referendumin.

Për mediat, Manja tha se kjo është çështje e presidentit, ndërsa konfirmoi se PS-ja do të japë qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me këtë çështje. 

“Nëse presidenti thërret tubim dhe është pozicionuar ndryshe nga funksioni i tij i parashikuar në Kushtetutë, kjo është çështje e presidentit të Rebublikës. Nuk e di se çfarë kërkon përmes Referendumit, në rast se do ta publikojë dhe ne do të kemi një qendrim për këtë”, bëri me dije Manja.

Ndërkohë, PS-ja ka nisur të hartojë disa ndryshime kushtetuese për heqjen e disa kompetencave të kreut të shtetit.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011263847351074
array(1) { ["section"]=> string(87) "tubim-popullor-dhe-referendum-reagon-per-here-te-pare-ps-ja-per-veprimet-e-metes-187144" }