Tubimi i forcave të djathta italiane në Romë, Salvini i bashkohet Berlusconit: Qeveria e tanishme i ka duart me gjak

Publikuar tek: bota, më 18:41 19-10-2019 Tubimi i forcave të djathta italiane në Romë, Salvini i bashkohet Berlusconit: Qeveria e tanishme i ka duart me gjak Ish kryeministri i Italise, Silvio Berlusconi dhe ish ministri i brendshem Matteo Salvini

Matteo Salvini vetëm dy muaj pas dorëheqjes nga Partia 'Lidhja' ka zhvilluar në Romë një manifestim duke iu bashkuar të gjitha forcave të djathta italiane nën sloganin 'Italianët të parët'.

Lideri i Partisë 'Forza Italia', Silvio Berlusconi  mbi podiumin e partisë 'Lidhja' u shpreh se 'e djathta italiane do të vijë së shpejti në qeverisje'.

Për ish ministrin e Brendshëm Matteo Salvini qeveria e sotme italiane i ka duart e lara me gjak.

Sipas tij qeveria e tanishme i ka dorëzuar emigrantët në duart e skafistëve.

Lideri i Lidhjes deklaroi se e djathta italiane do të vijë së shpejti në qeverisje e se lideri i qeverisë e i shtetit duhet të zgjidhet me votën e lirë të italianëve.

'Nëse do duhet për atdheun tim jap dhe jetën', tha gjatë fjalimit të tij Matteo Salvini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti votoi për shtyrje të ‘Brexit’, JOHNSON tregohet stoik: Nuk negocion me BE-në
Marrëveshja e Brexit, Parlamenti britanik shtyn sërish votimin, Johnson: Një vonesë tjetër nuk është zgjidhje »
Article Logic
Execution time: 0.013918161392212
array(1) { ["section"]=> string(121) "tubimi-i-forcave-te-djathta-italiane-ne-rome-salvini-i-bashkohet-berlusconit-qeveria-e-tanishme-i-ka-duart-me-gjak-182724" }