Një operacion i koduar “Tufina” ka vënë në pranga Emiljan Dervishin , 29 vjeç pas informacioneve se i riu merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit Heroinë në zonën e Tufinës dhe Shkollës se Bashkuar.
Kapja e tij u bë rrugën e “Dibrës” përballë “Akademisë Ushtarake Skëndërbej”, ku gjatë kontrollit iu gjetën në dore 2 qese me lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë dhe në timonin e bicikletës me të cilën lëvizte iu gjetën dhe 6 qese të tjera.
“Pas kontrollit në shtëpinë e 29-vjeçarit konstatuan u sekuestruan edhe 120 doza me pluhur ngjyrë bezhë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë të përgjithshme 38 gram dhe dy armë zjarri e konkretisht, një armë zjarri pushkë dhjetshe model 56 dhe një armë zjarri tjetër automatik model 56, 150 copë fishekë. U sekuestrua gjithashtu dhe bicikleta tip Mounting bike me te cilën lëvizte në kryerjen e aktivitetit e tij të paligjshmëm”, vijon deklarata e policisë .
Ndërkohë është duke u punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.