Tuna futet në sherr me TCH, anulon prezencën në emision katër orë para transmetimit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:03 17-04-2015 Tuna futet në sherr me TCH, anulon prezencën në emision katër orë para transmetimit Tuna Sejdiu

Mes Tuna Sejdiut dhe televizionit Top Channel, duket se do të nisë një luftë, që nuk është e ftohtë tashmë.

Këngëtarja duhet të ishte prezent në Top Show-n e të premtes përballë Alban Dudushit. Stafi ishte bërë gati, promo ishte bërë gati, ishte anoncuar gjithçka për performancën live të këngëtares…dhe papritur, në momentin e fundit, këngëtarja ngurron të jetë prezent në emision. 

Drejtues të Top Show Magazine, thonë për newsbomb.al se i kishin krijuar këngëtares të gjitha kushtet, kishin plotësuar të gjitha kërkesat e saj. Madje, sipas tyre, kërkesat e saj ndryshonin çdo ditë. Por anulon prezencën në emision, vetëm pak orë para emisionit.

Sipas argumentit të dhënë nga TCH, Tuna ka pretenduar se nuk ndihej mirë, kordat e saj lokale nuk ishin në nivelin e duhur për të kënduar.

Dyshimet nga stafi u hodhën menjëherë te frika e këngëtares për të përballuar orkestrën live të Top Channel. A do të jetë e vërtetë kjo? Tuna, do ta bëjë të ditur në të ardhmen arsyen se pse anuloi prezencën në një emision live në Tiranë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055608034133911
array(1) { ["section"]=> string(87) "tuna-futet-ne-sherr-me-tch-anulon-prezencen-ne-emision-kater-ore-para-transmetimit-9051" }