Tuna ka publikuar këngën e saj të re të përfolur shumë në media “Nobody there”, një video muzikore artistike e paralajmëruar vetëm pak ditë më parë e që vjen si befasi për skenën muzikore.
Një video me plot sharm dhe me skena të pasura vallëzimi, e shfaqin Tunën më të thjeshtë dhe pa ekstravagancë, por duke demonstruar lëvizje akrobatike me Simone Pigliacellin, i cili merr pjesë si aktor në videoklip, e me të cilin këngëtarja e fioi edhe Dancing ëith the Stars 5.
Skenat e klipit që demonstrojnë luftën e Tunës ndër vite në skenën muzikore e ku ajo e sheh veten si më të madhen e fitimtare, i ka nxjerrë Max Production, në vet regjinë artistike të Tunës.
Muzika është punuar nga DaBeatFreakz, producentë me famë ndërkombëtare që prapa vetes kanë pasur edhe dhjetëra muzikantë të tjerë, e që më parë kanë punuar edhe me emra si Usher, Justin Bieber dhe Katy Perry.
Me ndihmën e Joni Pecit, Tuna ka pasur garderobën e KTZ, brendit të njohur botëror që ka veshur emra si Jay Z dhe Rihanna, teksa kokorja e jashtëzakonshme që ka këngëtarja besohet të jetë punuar nga tetë persona nga Malakai, i cili së fundmi punoi me Madonnan, teksa më parë edhe me Rihannan.