Turist në utopi dhe e vërteta e terrorit komunist shqiptar,  Flutura Açka i bën një shërbim të madh vendit

Publikuar tek: kulture-art, më 11:11 24-06-2019 Turist në utopi dhe e vërteta e terrorit komunist shqiptar,  Flutura Açka i bën një shërbim të madh vendit

“Turist në Utopi – udhëtime në ideologji dhe në peizazhin shqiptar” i autorit norvegjez Rune Ottosen vjen si një rrëfim për të na treguar rrugëtimin dhe njohjen e tij, me Shqipërinë, përmes vizitave në vitet '70.

Një libër mjaft interesant i përkthyer nga Shtëpia Botuese “Scanderbeg Books” ku vet autori Ottosen tregon për udhëtimet e tij si turist politik në kuadër në AKP-së në vitet '70 dhe për udhëtimet e mëvonshme pas rënies së komunizmit në vitet '90. Por është gjithashtu një udhëtim në historinë shqiptare, që tregon se si tiparet autoritare nga komunizmi vazhdojnë të mbahen gjallë në Shqipërinë e sotme.

Ky libër u promovua në Muzeun Historik Kombëtar mes studiuesish, gazetarësh, diplomatësh dhe dashamirës. Gjithashtu, Muzeu Historik Kombëtar dhe Skanderbeg books organizuan bisedën me temë: “Turistë në Utopi dhe e vërteta e terrorit komunist shqiptar”, e udhëhequr nga shkrimtarja Flutura Açka, për të folur mbi këtë temë ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga: Prof. Dr. Agron Tufa; Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, si edhe autori i librit Rune Ottosen.

Autori i librit Rune Ottosen u shpreh se: “Shqipëria është një vend i veçantë e me një histori të veçantë. Praktika e shkrimit të këtij libri, para së gjithash është gazetari. Kam bërë disa intervista me ish-të burgosur politikë, por kam folur edhe me njerëz të takuar rastësisht dhe u kam marr leje të pasqyroj historitë e tyre. Thuajse çdokënd që takon në Shqipëri, ka një histori për të treguar, dhe të gjithë bashkë rrëfejnë se Shqipëria ka qenë një diktaturë e tmerrshme dhe mizore".

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh në fjalën e tij se: “Ky libër na risjell në memorien tonë njëherazi kujtesën dhe lirinë, jetën e shqiptarëve nën regjimin diktatorial. Të gjithë ne kemi detyrën morale të hedhim dritë mbi atë terr të kalvarit të vuajtjeve që shoqëruan jetën e shqiptarëve, të cilët pa asnjë provë shpalleshin fajtorë dhe sa hap e mbyll sytë ktheheshin në armiq të popullit”.

Prof. Dr. Agron Tufa u shpreh se: “Libri i cili na ka mbledhur sot është një udhëtim jo vetëm i autorit por shumëplanesh, i cili na mobilizon që dhe ne të bëjmë udhëtimin tonë në Shqipërinë e viteve '70, është një libër në të cilin mund ta gjej veten protagonist, një regjim i pandërprerë terrori shumëplanesh”./ Marrë nga Muzeu Historik Kombëtar!


64782318_1329251680573806_2012745430093266944_n.jpg65387401_1329251570573817_1475669918736187392_n.jpg65128836_1329251520573822_7315640932265623552_n.jpg65045910_1329251477240493_5131950864579166208_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068359375
array(1) { ["section"]=> string(111) "turist-ne-utopi-dhe-e-verteta-e-terrorit-komunist-shqiptar-flutura-acka-i-ben-nje-sherbim-te-madh-vendit-169501" }