Turistët mahniten me Shqipërinë por tmerrohen kur shohin...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 14-04-2018 Turistët mahniten me Shqipërinë por tmerrohen kur shohin... Shqiperia e ndotur

Shqipëria ka potenciale të mëdha për turizëm për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet.

Statistikat zyrtare tregojnë se vitet e fundit vendi ynë është dyndur nga turistët. Shumica janë të moshës së tretë, pensionistë nga Gjermania, Italia, Hollanda, Japonia, Kina, Çekia etj.. që pëlqejnë turizmin kulturor, një turizëm që vendi ynë ta ofron në çdo cep të tij. Por në mënyrë paradoksale zonat rurale i kanë kthyer kurrizin kwsaj mundësie. Infrastruktura rrugore dhe ndotja nga mbetjet urbane janë dy problemet kryesore që fshatrat nuk ingranohen dot në këtë mundësi që ka ofruar lëvizja e lirë.

Shqipëria që ne antikitet ishte një vend tërheqës për shtetasit e huaj. Vende me histori të lashtë dhe pozita gjeografike ka shtyrë shumw të huaj të vizitojnë vendin tonë.

E gjithë kjo histori nuk ka vlejtur aspak për banorët e shumë fshatrave, të cilët shumë mirë mund të jetonin falë turizmit ashtu si dhe zonat e ngjashme me to në vendet fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia, Greqia dhe shumë shtete ku historia ka lënë gjurmë të thella. Por këtu nuk mund të flitet ende për turizëm dhe problemi më i madh është ndotja nga mbetjet plastike dhe ujrat e zeza. Fshatrat buz liqeneve, buzë detit apo fshatrat malore në veri e veri-lindje që shpalosin një bukuri magjepse nuk arrijnë të konkurrojnë dot me fshatrat turistike në shteteve fqinje. Dhuratat e natyrës si liqene, fusha të gjelbëruara, kodra me fushpamje nga deti dhe malet e lartë, shumë banorë i shfrytëzojnë për të vendosur kasollet e bagëtive dhe i ndotin me mbeturina e shkarkimet e ujërave të zeza të zonave.

Në fshatrat shqiptare jetojnë mijëra banorë të cilët të ardhurat e tyre i kanë mbështetur tek blegtoria dhe bujqësia e pakët ndërsa peshkimi thuajse nuk jep më asnjë përfitim ekonomik për shkak se tregu i brendshëm është thuajse inekzistent. Bizneset në funksion të turizmit thuajse mungojnë në gjithë fshatrat me potenciale turistike, por edhe ato pak që janë përpjekur t’i përkushtohen turizmit jo rrallë her ndodh që nuk regjistrojnë asnjë turist.

Fshatrat në përgjithësi kanë një strukturë të organizuar të banesave në brendësi që në kohën e komunizmit, çka i bën edhe më interesant, por kjo nuk është e mjaftueshme për t’u përkthyer në atraksion për turistët.

Jo gjithmonë zgjidhjen mund ta gjejnë vetëm banorët. Ata janë mposhtur nga varfëria dhe mungesa e perspektives. Ashtu si dhe në rastin e shumë fshtrave të administruara nga bashkitë e Pogradecit, Ksamili, Velipoja, Shkodrës, Pukës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Beratit, Gramshit, Vlorës, Lezhës, Korçës e shumë e shumë bashkive të tjera, do duhej një projekt rehabilitimi për t’i kthyer këto zona të përshtatshme për të pritur turistë. Për të mësuar banorët t’u shërbejnë dhe për t’i kthyer kuptimin e vërtetë të emrit dhe traditës mikpritëse që njihet Shqipëria. Një fillim i mirë do ishte vendosja me ligj i vendgrumbullimeve të mbeturinave, plastike dhe metalike që konsumohen nga banorët. Pikërisht mungesa e një pike grumbullimi detyron banorët e fshatrave ti hedhin mbetjet në lugina dhe ujrat e shirave në dimër, i marin përpara mbeturinat dhe i çojnë drejt lumenjve. Udhëtimi i mbeturinave nuk ndalon në lumenjtë e zonave por shkojnë dhe grumbullohen në det dhe ndotjen më të madhe e vuajnë qytetet bregdetare. E.Mema për newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falsifikuan lejet e ndërtimit, procedohen penalisht 2 persona (EMRAT)
Aneta e sëmurë, Edi Rama: I love you mom »
Article Logic
Execution time: 0.012072086334229
array(1) { ["section"]=> string(63) "turistet-mahniten-me-shqiperine-por-tmerrohen-kur-shohin-116873" }