Turisti denoncon me VIDEO komionçinën e mbingarkuar, e pëson keq shoferi në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 21-04-2019 Turisti denoncon me VIDEO komionçinën e mbingarkuar, e pëson keq shoferi në Korçë

Një turist ka sinjalizuar policinë pas një situate anormale të filmuar në rrugët e Korçës.

Turisti ka filmuar kamionçinën e mbingarkuar me barë për bagëtinë, e cila ecën lirisht në rrugë dhe e ka denoncuar.

policia ka marrë menjëherë masat, pasi ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe e ka gjobiitur atë.

Njoftimi i policisë:

Korçë
Kontributi për sigurinë e jetës në rrugë, detyrë qytetare.

Përditë e më shumë qytetarët shqiptarë bashkëpunojnë e besojnë tek Policia duke adresuar shqetësimet dhe paligjshmërinë. Mes tyre edhe shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm dhe me aktivitet në Shqipëri, apo turistë bëhen partnerë me Policinë e Shtetit.

Ata nuk mbeten vetëm në konstatime apo ne bërjen e fotove e të videove.

Komisariati Dixhital, adresat zyrtare të Policisë së Shetit në rrjetet sociale u japin mundësinë që të perdorin teknologjinë dixhitale për të sinjalizuar anomalitë dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë urbane, inter-urbane apo rurale të drejtuesve të mjeteve.

Një qytetar i huaj, vizitor në vendin tonë pas videos së dërguar shkruan: “Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës ” Ndërhyni ju lutem...”

Policia Rrugore duke e falënderuar “Qytetarin e javës" për sigurinë rrugore, po publikon masën administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundravajtës.

Posta Shqiptare ia dërgoi gjobën drejtuesit të mjetit në adresë.

Së bashku mund ta bëjmë rrugën më të sigurtë!

Qellimi është që çdo drejtues mjeti të mbërrijë e/i sigurtë në destinacion

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01797890663147
array(1) { ["section"]=> string(87) "turisti-denoncon-me-video-komioncinen-e-mbingarkuar-e-peson-keq-shoferi-ne-korce-161270" }