‘Turisti i 1 miliontë’, Rama poston FOTON e ëmbël të vogëlushes: Rekord turistësh në 20 ditët e para të gushtit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:33 20-08-2019 ‘Turisti i 1 miliontë’, Rama poston FOTON e ëmbël të vogëlushes: Rekord turistësh në 20 ditët e para të gushtit Foto e shperndare nga Rama: Luisa, turistja e 1 milionte

Kryeministri Rama ka postuar pak më parë disa foto të një vogëlusheje nga Austria, e cila ishte turistja e 1 miliontë që vizitonte Shqipërinë në 20 ditët e para të gushtit.

Rama shkruan se vogëlushja Luisa ishte turistja e 1 miliontë me pasaportë të huaj që shkelte në vendin tonë, bashkë me motrën e saj dhe dy prindërit.

‘TURISTI I 1 MILION-të

Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme.

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar’, shkruan Rama ndërsa poston dhe fotot nga pritja surprizë ku ka qenë i pranishëm dhe ministri Klosi.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

TURISTI I 1 MILION-të

Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar

Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz që patriotizmin duhet ta masim në radhë të parë me kontributin në pastërtinë e mjedisit, respektimin e rregullave dhe në rrezatimin e traditës shqiptare të mikpritjes? Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social.

69541817_10156924321581523_5675374517988360192_n.jpg68827207_10156924321781523_8851228015602958336_n.jpg68966197_10156924321566523_2189561545678127104_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01557183265686
array(1) { ["section"]=> string(114) "turisti-i-1-milionte-rama-poston-foton-e-embel-te-vogelushes-rekord-turistesh-ne-20-ditet-e-para-te-gushtit-175887" }