Është cilësuar ndër qytetet më të bukura të Shqipërisë, qytet me të cilin krenohemi për pamjet dhe natyrën që ofron.
Por fatkeqësisht, nuk i ka shpëtuar ende problemit kryesor të dhe shumë qyteteve shqiptare; ndotjes masive dhe plehrave në çdo cep të rrugëve. Rrugë plot me plehra, dhe kosha të tej mbushur, kjo është panorama me të cilët qytetarët zgjohen çdo mëngjes.
Pogradeci është një qytet turistik, por e rëndësishme për zhvillimin e turizmit nuk është vetëm destinacioni, por edhe rrugët, mirëmbajtja e qytetit, që për fat të keq lë shumë për të dëshiruar.