Turizmi në Turqi, bizneset drejt falimentimit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:26 03-07-2016 Turizmi në Turqi, bizneset drejt falimentimit

Kriza politike dhe pasiguria nga sulmet terroriste kanë shkaktuar pasiguri për turistët e huaj.  Turqia është përballur me një rënie prej 40% të turistëve të huaj

Ky fakt nuk ka mbetur pa u vënë re dhe nga mediat e huaja. BBC në një artikull të saj shkruan: “ Grupi i turistëve britanikë që ishin duke luajtur vaterpolo në pishinë, mund të bërtisnin me sa fuqi të kishin: nuk kishte pothuajse asnjë të ftuar tjetër që mund t’i shqetësonte ata”.

Hotele të mëdha në Antalia, por dhe në vende të tjera të Turqisë  nuk janë mbushur sivjet.  Pronarët e hoteleve shprehen të shqetësuar se nëse nuk do të rritet numri i vizitorëve ata do të detyrohen ti mbyllin hotele.

Turistët kanë frikë të lëvizin në territorin e Turqisë.  “Ne kemi paguar pak më shumë se 500 paund për dy persona për një javë, në një paketë all-inclusive”, thotë Diane Roberts nga Uellsi i Veriut. “Tani shumica e paketave turistike me çmime të lira kanë si destinacion Turqinë .Ne nuk e prisnim këtë, por njerëzit janë tepër të frikësuar për të ardhur këtu”.

Turizmi turk është në krizë. Një vend që mirëpriti 37 milionë vizitorë në 2014-n, duke qenë i gjashti në renditjen e destinacioneve turistike më popullore në botë, pritet të ketë një rënie prej të paktën 40% këtë vit.

Numri i turistëve rus ka  rënë si pasojë e mosmarrëveshjeve ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij  Erdogan.

Turizmi ka pësuar krizë, dhe kjo si pasojë e sulmeve të shumta. Turistët nuk ndihen më të sigurtë në Turqi .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02739405632019
array(1) { ["section"]=> string(50) "turizmi-ne-turqi-bizneset-drejt-falimentimit-45383" }