Turku i shumëkërkuar nga Franca u arrestua në Rinas, Gjykata e Tiranës kërkon ekstradimin e anëtarit të familjes kriminale 'Baybasin'

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 21-01-2020 Turku i shumëkërkuar nga Franca u arrestua në Rinas, Gjykata e Tiranës kërkon ekstradimin e anëtarit të familjes kriminale 'Baybasin'

Zhvillohet seanca e ekstradimit për një ndër anëtarët e familjes kriminale turke “Baybasin”, Faruk Baybasin, i afërm i drejtuesit të organizatës, i cili u pagëzua me emrin “Eskobari i Europës”. Faruk është arrestuar në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit më 24 dhjetor.

 Turku ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të lihet i lirë, duke cituar ligjin për të drejtat e njeriut. “Kam 40 ditë këtu duhet të isha liruar në bazë të ligjit. A është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut?”, ka thënë ai.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën arrest me burg pa afat ndërsa seanca e rradhës për ekstradimin e tij është njoftuar se do të mbahet më 4 shkurt.

Baybasin, është një emër mjaft i kërkuar nga autoritetet franceze pasi është rezulton i dënuar me 40 vite burg për çështje të trafikut të heroinës, nga Gjykata e Loire Atlantique, në Francë.

Në Francë 53 vjeccari është shpallur fajtor si pjesëtar i organizatës kriminale që trafikonte heroinë në Europë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095808506011963
array(1) { ["section"]=> string(137) "turku-i-shumekerkuar-nga-franca-u-arrestua-ne-rinas-gjykata-e-tiranes-kerkon-ekstradimin-e-anetarit-te-familjes-kriminale-baybasin-192689" }